Punimet për rinovimin e “Camp Nou”/ Pritet që në fund të muajit të jenë rreth 1000 punëtorë

8 months ago 6
Reklamë
17:01 16/01/2024

Rinovimi i Camp Nou po ecën me ritëm të kënaqshëm. Pas prishjeve që zgjatën disa muaj, po punohet për përforcimin e strukturës origjinale të 1957 dhe ngritjen e pjesëve të reja të stadiumit.

Klubi katalanas publikoi pamje nga kantieri që në fund të muajit do të ketë rreth 1000 punëtorë dhe ky numër do të rritet akoma. Synimi është që stadiumi të hapet për publikun në nëntor të këtij viti që përkon me përvjetorin e 125 të Barcelona.

Investimi do të jetë rreth 1 miliardë e gjysmë Euro për të qenë hapur çdo ditë dhe jo vetëm kur luhet një ndeshje. Pritet që edhe kapaciteti prej 99,354 vendesh të rritet edhe me disa mijëra, ndërsa projekti prek edhe zonën përreth.

Nga kjo ndërhyrje, stadiumi Camp Nou do të sjellë 247 milionë Euro çdo vit, një burim i jashtëzakonshëm të ardhurash.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article