“Puskas”, çmimi i pafituar nga Messi

8 months ago 15
Reklamë
14:30 17/01/2024

Argjentinasi ka qenë 7 herë në garë për golin më të bukur të vitit

Lionel Messi është ndër lojtarët më të kurorëzuar me çmime individuale në botë. ‘Pleshti’ argjentinas ka fituar pothuajse gjithçka në karrierë deri më tani, kulmuar me ‘Topin e Artë’ që i akordohet futbollistit më të mirë në botë.

Por pavarësisht kësaj, lojtari aktual i Inter Miami nuk ka fituar vetëm një çmim ku është nominuar. Bëhet fjalë për çmimin ‘Pushkash’ që akordohet për golin më të mirë të vitit në botën e futbollit.

Në total, Messi ka qenë i nominuar për çmimin ‘Pushkash’ shtatë herë dhe tashmë janë bërë pesë vite që prej nominimit të tij të fundit. 36-vjeçari ka qenë në garë kryesisht me fanellën e Barcelonës, por edhe me kombëtaren e Argjentinës.

Ish-lojtari i PSG realizoi në mënyrë spektakolare në portën e Atletikos së Bilbaos, por edhe ndaj Nigerisë në Kupën e Botës të Rusisë 2018, gjithsesi pa arritur të fitojë pikët e duhura për të rrëmbyer këtë çmim. Realizimi ndaj baskëve ishte më pranë fitores së këtij trofeu individual, por në fund zuri vendin e dytë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article