Puthi futbollisten e Kombëtares, Hermoso: Të dënohet presidenti i Federatës

1 year ago 24
Reklamë
13:16 24/08/2023

Numri 1 i institucionit ka shkaktuar polemika dhe reagime pasi puthi futbollisten e Kombëtares

Futbollistja Xheni Hermoso ka bërë thirrje për marrjen e “masave shembullore” kundër Presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales pas puthjes së padëshiruar që i dha pas fitores së kombëtares spanjolle për femra në Kupën e Botës.

Veprimi që ndodhi teksa Rubiales po u jepte futbollisteve medaljet e tyre të arta pasi mundën Anglinë 1-0 në finale, ka sjellë shumë zemërim brenda dhe jashtë Spanjës dhe shumë njerëz, përfshirë ministrat e qeverisë, kanë kërkuar dorëheqjen e kreut të institucionit spanjoll të futbollit.

Në një deklaratë të përballshkët me shoqatën e futbollisteve femra të Spanjës, Hermoso tha se nuk duhen toleruar të tilla veprime.

“Ne po punojmë që të sigurohemi se akte të tilla si këto që pamë të mos mbeten kurrë të pandëshkuara dhe që masat shembullore të miratohen për të mbrojtur futbollsitet nga veprimet që ne besojmë se janë të papranueshme”, ishte mesazhi i saj.

Unioni i futbollisteve spanjolle do të takohet të hënën me zëvendëskryeministrin e Spanjës, Jolanda Diaz, me qëllim që të tilla veprime të jenë të sanksionuara siç duhet.

Rubiales, i cili fillimisht i quajti kritikët e tij “idiotë”, kërkoi falje nëpërmjet një videoje por kjo nuk i shuajti polemikat.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article