Puthi në buzë futbollisten, Presidenti i Federatës spanjolle sot njofton dorëheqjen

1 year ago 22
Reklamë

Dorëzohet Presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës.

Pas skandalit të lidhur me puthjen në buze që i bëri njëres prej lojtarëve të ekipit kombëtares të vajzave të Spanjës pas fitimit të kupës së botës, Luis Rubiales ka vendosur të japë dorëheqjen.

Njoftimi i numrit një të Federatës Iberike të Futbollit do të bëhet këtë të premte, teksa sot do zhvillohet mbledhja e jashtëzakonshme e Komitetit të Federates, kërkuar nga vetë Rubiales pas përmesave të mëdha publike që mori skandali ku ai u përfshi.

Fillimisht Rubiales kërkoi falje dhe deklaroi se ishte një gjest i bërë në festime e siper pa dashakeqesi.

Mirëpo qëndrimi i fortë i futbollistes Jeniffer Hermoso, te kryeministrit Pedro Sanchez, kerkesa e vazhdueshme e mediave per doreheqje dhe se fundmi hetimi i nisur nga FIFA, e kane bere numrin një te federates te beje nje hap pas, te reflektoje dhe te marre vendimin per doreheqje.

Read Entire Article