Putin: Është absurde! Rusia nuk ka në plan të sulmojë NATO-n

10 months ago 8
12:36 17/12/2023

Presidenti rus hedh poshtë deklaratat e Biden për qëllimet ekspansioniste të Moskës

Vladimir Putin e ka cilësuar absurde deklaratën e kreut të Shtëpisë së Bardhë Joe Biden se, Rusia do të sulmojë një vend të NATO-s nëse fiton luftën në Ukrainë.

Në një lutje drejtuar republikanëve që të mos bllokojnë ndihmën e mëtejshme ushtarake në fillim të këtij muaji, presidenti amerikan paralajmëroi se ambiciet e Putin nuk do të ndaleshin vetëm me Ukrainën.

“Është absurditet i plotë  dhe unë mendoj se Presidenti Biden e kupton këtë”, u shpreh Putin në një intervistë duke shtuar se kreu i Shtëpisë së Bardhë po përpiqet të justifikojë “politikën e tij të gabuar” me  Moskën.

“Rusia nuk ka asnjë arsye, asnjë interes  gjeopolitik, as ekonomik, as politik dhe as ushtarak  për të luftuar me vendet e NATO-s”- deklaroi kreu i Kremlinit.

Lufta në Ukrainë ka shkaktuar krizën më të thellë në marrëdhëniet e Moskës me Perëndimin që pas asaj të raketave kubane në vitin 1962.

Presidenti Biden paralajmëroi vitin e kaluar se një konfrontim i drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë do të shkaktonte Luftën e Tretë Botërore.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article