Putin, kushte Ukrainës për armëpushim

3 months ago 29
Reklamë

Presidenti rus Vlladimir Putin në margjinat e një takimi që pati me udhëheqjen e ministrisë së Jashtme ruse vendosi kushtet që Moska të ulet në tryezën e bisedimeve me Ukrainën për armëpushimin.

Konkretisht, ai tha se Kievi duhet të tërheqë trupat e tij nga të gjitha rajonet e pushtuara Zaporizia, Herson, Donbas dhe Donjeck për të filluar negociatat.

Ai shtoi gjithashtu se një kusht tjetër duhet të jetë deklarata e Kievit se heq dorë nga synimet e tij për t’u bashkuar me NATO-n.

“Sapo Kievi të deklarojë se është gati për një vendim të tillë dhe të fillojë një tërheqje reale të trupave nga këto zona, si dhe të shpallë zyrtarisht braktisjen e planeve për t’u anëtarësuar në NATO, pala jonë do të ndjekë menjëherë urdhrin për pushimin e zjarrit dhe fillimin e negociatave”, tha Putin.

Read Entire Article