Qarri tregon pse Grenell synon lirimin e Thaçit: Ky është plani për Kosovën

2 months ago 13
Reklamë

Si jo rrallë herë, ish i dërguari i SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi gjatë presidencës Trump, Richard Grenell ka paralajmëruar rrëzimin e aktakuzës së Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, dhe lirimin e këtij të fundit, ani pse ky akuzohet nga Specialja për vrasjen e kundërshtarëve politikë përkrahës së Ibrahim Rugovës dhe LDK-së.

“Rasti i Jack Smith kundër Trump po shpërbëhet. Radha është te ti, Hashim Thaçi ”, shkroi Grenell në platformën “X”, duke e ndërlidhur rrëzimin e aktakuzës ndaj Trumpit më atë të Thaçit, pasi ishte pikërisht Jack Smith, prokurori i cili hetoi rastin Trump dhe ngriti aktakuzën ndaj Hashim Thaçit.

Image

Gani Qarri

Por se nuk ka asnjë ngjashmëri të këtyre rasteve, për gazetën “Bota sot” thotë analisti politik, Gani Qarri.

“Në fakt Grenell, si një nga ish figurat e afërta politike të Donlad Trumpit, ka akuzuar në vijimësi prokurorin e posaçëm Jack Smith, kurse Gjykatësja në Florida, Aileen Cenon, e emëruar nga ish-presidenti Trump, në këtë detyrë gjatë mandatit të kaluar të Trumpit, vendosi të shkoi një hap më larg, duke abroguar edhe  akuzën gjyqësore të çështjes penale për mbajtjen e kundërligjshme në shtëpi të dokumenteve të klasifikuara nga ish-presidenti Donald Trump, të cilën, veçanërisht Grenell e ngrit në piedestal dhe cilëson fitore të madhe ligjore për Trumpin si kandidat republikan për president të SHBA-ve. Por megjithëse Richard Grenell, ish emisar i Donald Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, gjatë administratës së kaluar të Trumpit, ka thënë se rasti i Jack Smith kundër Trumpit po shpërbëhet, duke pretenduar se  është radha, të shpërbehet edhe rasti për Hashim Thaçin, ish-presidentin e Kosovës që po mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale që nga viti 2020, me këtë rast duhet  cekur qartë se gjërat dallojnë si nata me ditë veçanërisht duke pasur parasysh, këto dy fakte me rëndësi”, shprehet Qarri.

”E para; akuza e prokurorit të posaçëm Jack Smith kundër Trumpit, nuk ka të bëjë me vrasje të njerëzve, por me veprime të kundërligjshme administrative, përfshi mbajtjen ilegale të dokumenteve të klasifikuara në shtëpi, që në fakt edhe ashtu, mbetet akt i dënueshëm ligjërisht, gjë që nuk e ka mohuar as Gjykatësja Aileen Cenon. Madje hedhjen poshtë të akuzës gjyqësore të çështjes penale për mbajtjen në shtëpi të dokumenteve të klasifikuara nga ish-presidenti Donald Trump  Gjykatësja Cannon, e cila  siç u cek edhe më lartë, në këtë detyrë u emërua nga ish-presidenti Trump gjatë mandatit të tij të mëparshëm, e arsyeton me argumentin se gjoja prokurori i posaçëm Jack Smith, ishte emëruar në mënyrë të paligjshme në detyrën që mbanë. Andaj Cannon pretendon, se kinse Jack Smith nuk ka autoritet ligjor për të ngritur padi të tilla si ajo kundër ish presidentit Truimp, me arsyetimin se prokurori i posaçëm duhet të ishte emëruar me miratimin e Kongresit”, shpjegon analisti Qarri.

Ai thotë se ndryshe nga Trump, Hashim Thaçi akuzohet për mbi 100 vrasje, gjë të cilën sipas Qarrit, e di edhe Richard Grenell.

“Kurse aktakuzat e ngritura ndaj ish-krerëve të UÇK-së, nga Jack Smith si kryeprokuror i Gjykatës Speciale në vitin 2020, i cili në vitin 2022, dha dorëheqje si kryeprokuror i Gjykatës Speciale dhe mori postin e prokurorit të posaçëm në SHBA, për të trajtuar rastin e Donald Trump, janë shumë të ndryshme. Megjithatë Grenell e bën "qëllimshëm" ndërlidhjen e rasteve, edhe pse dihet botërisht se Hashim Thaçi & CO, nuk akuzohen për veprime të kundërligjshme administrative por janë paditur për më tepër se 100 vrasje, aktakuzë për të cilën siç është bërë e ditur në media, ka mbi 300 dëshmitar dhe gjykimi mund të zgjas deri në 5-6 vite, gjë që nuk ka asnjë ngjashmëri me aktakuzën e ngritur, për mbajtjen e kundërligjshme të dokumenteve të klasifikuara, nga Donald Trump”, shton Gani Qarri.

Por pse Richard Grenell po dëshiron me çdo kusht lirimin e Hashim Thaçit nga Gjykata Speciale?

“Ndaj pa u thelluar shumë në detaje, se çfarë në të vërtetë dëshiron Richard Grenell të "paralajmërojë", dëshira e tij, që me çdo kusht, ta rrëzojë Gjykatën Speciale dhe lirojë nga burgu Hashim Thacin & CO, më tepër ka të bëjë me pazaret e vjetra, kur Grenellit mund ti jenë premtuar shuma të mëdha parash nga Serbia. Para, të cilat Grenell e sheh mundësinë ti marrë, me rikthimin e Donald Trumpit në krye ë SHBA-ve, duke bërë Serbinë hisedare në Ujman, sipas marrëveshjes së nënshkruar nga Avdullah Hoti e Aleksandër Vuçiqi në Uashington, përfshi gllabërimin e veriut të Kosovës, nga Serbia për plotësimin e dëshirave shoviniste të Aleksandër Vuçiqit, të cilat, Grenell është i bindur se mund të realizohen, vetëm me lirimin nga burgu dhe katapultimin e Hashim Thaçit me "zarf" të Trumpit, në krye të qeverisë së Kosovës”, përfundon analisti Gani Qarri për “Bota sot”.

Read Entire Article