Qazim Laçi shënon gol në Çeki

11 months ago 37
Reklamë
15:30 01/10/2023

Mesfushori sinjale Sylvinhos për duelin e 12 Tetorit në ‘Air Albania’

Qazim Laçi dërgon sinjale pozitive për trajnerin Sylvinho në prag të duelit vendimtar, kualifikues të Euro2024 kundër Republikës Çeke. Pikërisht nga stadiumi i kryeqytetit çek, mesfushori shënoi edhe golin e parë në këtë sezon futbollist, në një fitore të rëndësishme ndaj Pëlzen. Laçi realizoi pas më pak se 120 sekondash lojë në fitoren 2-1 që Sparta e Pragës regjistroi në javën e 10-të të kampionatit. 27-vjeçari krijoi hapësira në zonë për të shënuar dhe kaluar në epërsi Spartën.

Goli i parë për mesfushorin kuqezi pas 9 sfidave në kampionat, ku ka dhuruar edhe 5 asistime. Forma e mirë që po kalon mesfushori shton alternativat për trajnerin Sylvinho për duelin e 12 Tetorit kundër Republikës Çeke. Laçi njeh shumë prej futbollistëve në radhët e rivalëve të ‘Air Albania’, ç’ka do ta ndihmojë teknikun brazilian për t’i besuar ndoshta edhe minuta të plota në këtë përballje. Laçi nuk ishte pjesë e përfaqësueses shqiptare në sfidën e fundit ndaj Polonisë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article