Qëlloi të miturin me shuplakë se nuk i puthi dorën, videoja e Erdogan bën xhiron e rrjetit

1 month ago 11
Reklamë

Ka bërë xhiron e rrjetit një video që tregon presidentin turk duke goditur me shuplakë një djalë të vogël që nuk i puthte dorën.

Incidenti ndodhi gjatë një ceremonie hapjeje për shtëpitë e rindërtuara si pjesë e transformimit urban në provincën veriore të Rizes. Pas fjalimit, Erdogan u dorëzoi pronarëve çelësat e shtëpive. Dy fëmijë të një familjeje dolën në skenë para prindërve të tyre.

Erdogan u zgjati dorën fëmijëve që këta të fundit t’ia puthur. Kur djali i vogël ndaloi për disa sekonda dhe vetëm ia nguli sytë presidentit, ai e goditi me shuplakë. Më pas vogëlushi i puthi dorën presidentit. Në të njëjtën kohë presidenti i Turqisë i ka dhënë para vëllait të madh, diçka që e ka bërë sërish në të kaluarën.

Read Entire Article