“Qepe gojën, s’do të të ngelë qime floku në kokë”, degradon debati mes Merit dhe Roza Latit në BBVA 3

9 months ago 7

“Qepe gojën, s’do të të ngelë qime floku në kokë”, degradon debati mes Merit dhe Roza Latit në BBVA 3

Mëngjesi i sotëm (e enjte) ka nisur me debate për Roza Latin dhe Meri Shehun në Big Brother VIP Albania 3.

Fillimisht banoret po flisnin me qetësi me njëra-tjetrën, ku Roza po intervistonte Merin për detaje nga lidhjet e saj të dashurisë.

Astrologia i tregoi se është shumë xheloze dhe meshkujt “nuk i’a gjejnë dot fillin”.

Më pas, situata degradoi dhe mes tyre plasën ofendimet e kërcënimet.

“Qepe gojën, mos të të kapi unë seriozisht, se deri më tani më je dukur e pavlerë. Po të kapa vërtetë seriozisht s’do të të ngelë qime floku në kokë”, iu drejtua Meri, Rozës.

Prezantuesja e famshme më pas ia ktheu: “Meri mbaji nervat zemra ime”.

Pritet të shihet se si do të vijojë ky raport apo nëse do të marrë një dënim nga produksioni. /Telegrafi/

Read Entire Article