Qetësi e përkohshme te Napoli

11 months ago 22
Reklamë
21:51 29/09/2023

Rudi Garcia ka si ultimatum duelet e radhës ndaj Leçe e Real Madrid

Rikthehet buzëqeshja në shtëpinë e Napolit. Prova e kaluar me sukses ndaj Udinese duket se ka ulur tonet mes trajnerit Rudi Garcia dhe presidentit, Aurelio de Laurenttis, i cili ka shfaqur besim tek 59-vjeçari. Fitorja me goleadë ndaj friulianëve ka qetësuar tashmë ujërat, por jo pozitat e Garcias. Pavarësisht konfirmimit nga ana e presidentit të Napolit, ultimatum për ish-trajnerin e Romës nuk ka përfunduar.

Vendimtare do të jenë përballjet e radhës ndaj Leçe në kampionatin italian dhe ajo kundër Real Madrid në Ligën e Kampionëve. 180 minuta që do të japin një verdikt tepër të domosdoshëm për 59-vjeçarin, që duhet të menaxhojë një grup futbollistësh të pakënaqur. Ai që ka trazuar ujërat është padyshim sulmuesi, Victor Osimhen. Nigeriani po kalon momentin më të keq në karrierë që prej kalimit te Napoli pas talljeve të klubit në rrjetet sociale. Gjithsesi, 24-vjeçari mbetet lojtari më rezultativ i kampionëve të Italisë në këtë edicion. Osimhen ka shënuar deri më tani 4 gola, një më pak se Lautaro Martinez i Interit.


Të ngjashme

Read Entire Article