Qetësi, stil dhe teknik e lartë – goli i Luis Muriel në kohën shtesë ndaj Milanit ishte i jashtëzakonshëm

10 months ago 6

Luis Muriel shënoi golin e fitores në minutën e fundit për Atalantan dhe atë me stil, ku me thembër goditi topin dhe theu zemrat e tifozëve të Milanit pas një të fortë dhe të tensionuar.

Ademola Lookman kishte shënuar dy herë, ndërsa Olivier Giroud  dhe Luka Jovic, sollën baraspeshën në këtë ndeshje.

Tensionet vazhduan të rriteshin ndërsa ndeshja shkonte drejt mbylljes.

Davide Calabria u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në kohën shtesë.

Atalanta përfitoi nga kjo dhe në aksionin e fundit, në skenë doli zëvendësuesi Luis Muriel i mbylli ndeshjen me stil dhe qetësi të jashtëzakonshme.

Ai në një hapësirë të ngushtë pranoi topin dhe me një gjuajtje teknike shënoi për fituesit në minutën e fundit.

Milani mbetet pas Juventusit dhe Interit pas kësaj humbje, pasi me 29 pikë mban vendin e tretë, ndërsa Atalanta ngjitet në vendin e shtatë me 23 pikë. /Telegrafi/

Luis Muriel. Take a bow. pic.twitter.com/R6gL1NIqZZ

— Riccardo (@Dulafive) December 9, 2023

An incredibly beautiful goal from Luis Muriel in the last moments!

Atalanta leads 3-2pic.twitter.com/sMPNEh49Ky

— FootColic ⚽️ (@FootColic) December 9, 2023

Read Entire Article