Qeveria e re e Argjentinës anulon planet për aderim në grupin ekonomik BRICS të Kinës e Rusisë

10 months ago 15

Presidenti ri i Argjentinës Javier Milei, ka tërhequr vendin e tij nga planet për aderim në grupin ekonomik BRICS të drejtuar nga Kina e Rusia, në një ndryshim të papritur politikash prej qeverisë së mëparshme.

Në letrën drejtuar vendeve të aleancës Brazili, Rusia, India, Kina e Afrika e Jugut, Milei tha se ‘qëndrimet kishin ndryshuar.’

Aleanca BRICS konsiderohet si një kundër-peshë ekonomike ndaj sistemit dominues të botës perëndimore.

Argjentina ishte mes gjashtë vendeve që pritej të aderonin në grup muajin që vjen.

Më 1 janar vendi pritej të finalizonte aderimin në grupin ekonomik bashkë me Egjiptin, Iranin, Etiopinë, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Por ndryshimi i papritur vjen teksa i djathti ‘populist’ Milei, doli fitues surprizë në zgjedhjet e nëntorit dhe menjëherë ka nisur reforma të dhimbshme ekonomike e financiare sipas udhëzimeve të të Fondit Monetar Ndërkombëtar, me qëllim kursimin dhe sipas tij “përmirësimin e financave të vendit”.

Ai mori pushtetin nga Peronist Alberto Fernández, pikëpamjet e të cilit përshtateshin më shumë me ato të grupit BRICS.

Milei shtonte në letër se nuk i dukej e përshtatshme që Argjentina të bëhet një vend anëtar i plotë i Brics, por kërkonte forcimin e lidhjeve bilaterale dhe atyre tregtare me bllokun.

Aleanca BRICS portretizohet si një version multipolar i dominiit perëndimor, por kritikët thonë se ajo dominohet nga Kina, e cila përbën rreth 70% të GDP-së së bllokut.

Top Channel

Read Entire Article