Qeveria e re e Argjentinës zhvlerëson monedhën vendase peso me 50% ‘për të përballuar krizën’

10 months ago 8

Argjentina thotë se ka zhvlerësuar monedhën e saj me më shumë se 50% si pjesë e masave të gjera të kursimit e shkurtimit të shpenzimeve, të cilat qeveria e re thotë se nevojiten për të përballuar krizën dhe borxhet.

Planet prezantohen nga qeveria e fituesit të zgjedhjeve Javier Milei, ku përfshihen dhe subvencionet e energjisë elektrike dhe anulimi i tenderave për punët publike, shkruan rrjeti britanik TheGuardian.

Ministri i tij i ekonomisë Luis Caputo, ndërhyri për të ndryshuar ratat zyrtare të këmbimit në 800 peso për një dollar nga 366.5 që ishte më parë. Ai shtonte se banak qendrore e vendit do të vijojnë zhvlerësimin e përmuajshëm me 2%.

Lëvizja që prite të vështirësojë ndjeshëm jetën e popullatës u vlerësua nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, teksa Caputo tha se është e nevojshme për deficitin dhe uljen e inflacionit.

“Objektivi është evitimi i katastrofës dhe rikthimi ekonomisë në binarë. Nuk ka më para”, tha Caputo në fjalën e tij.

Argjentina ka një hua $44 miliardë dollarë me FMN.

Vendi është një prodhues madhor gruri por ka një inflacion prej 150%, dhe dy të pestat e popullsisë jetojnë në varfëri sipas statistiakve. Masa të tjera kursimi do të jenë reduktim i ministrive.

“I mirëpresim masat deçizive,” tha drejtoresha në FMN, Kristalina Georgieva, duke e quajtur “hap i rëndësishëm në rivendosjen e stabilitetit”.

Bursa dhe tregjet e grurit të Argjentinës ishin mbyllur dje teksa tregtarët prisnin planin ekonomik të qeverisë së re.

Bankat kishin parashikuar një zhvlerësim të qëllimshëm të monedhës deri në 700 peso për një dollar, por zyrtarët e rinj shkuan edhe më tej duke ulur i vlerën e parasë dhe rritur varfërimin e qytetarëve

“Duhet të zgjidhim rrënjën e problemit dhe jo pasojat,” tha Caputo.

Top Channel

Read Entire Article