Trump me jelekun e plehrambledhësve/ Shfaqet në një miting një ditë pas deklaratave të Biden për mbështetësit e tij

3 hours ago 29

Ndërsa jemi vetëm 5 ditë larg zgjedhjeve Presidenciale, Kandidati Republikan Donald Trump po luan gurët e tij të fundit për të dëmtuar demokratët dhe për të fituar sërisht Shtëpinë e Bardhë.

Në tubimin e tij në Wisconsin, Donald Trump u paraqit i veshur me një jelek I cili përdoret nga shoferët që merren me grumbullimin e plehrave.

Lëvizja e republikanit erdhi pasi Joe Biden, i cili pretendon se u keqkuptua, u shpreh se ata që votojnë Donald Trump janë plehra.

Me paraqitjen e tij jo të zakonshme, Trump I tha turmës që po ndiqte tubimin e tij se janë dekomkratët ata që I kanë trajtuar qytetarët si plehra.

“Dua ta nis këtë fjalim duke thënë se 250 milionë amerikanë nuk janë mbeturina. Komentet e Joe Biden ishin një rezultat direkt I vendimeve të Kamala Harris për të portretizuar çdo kënd që nuk voton për të si njerëz të ligë dhe jo human. Ne e dime se kjo është ajo çfarë ata besojnë se ju jeni, vetëm shikoni mënyrën si iu kanë trajtuar. Ata iu kanë trajtuar ju si mbeturina. Ata e kanë trajtuar të gjithë vendin tone si një kosh mbeturinash, duke lënë kufinjtë tone të hapur dhe me të gjitha gjërat e tmershme që kanv bërë për të lënduar vendin tone. Inflacioni që ka goditur vendin tone sduhet të kishte ndodhur kurrë dhe po ashtu as lufta Rusi-Ukrainë dhe as sulmi terrorist I 7 Tetorit ndaj Izraelit.”,

Edhe kanidatja Demokrate për Presidente, Kamala Harris mbajti një tubim në Wisconsin. Harris u ndërpre gjatë fjalimit të saj nga qytetarët që brohorisnin për përfundim të luftës në Rripin e Gazës, çështje për të cilën Harris tha se do të bëjë të pamundurën.

“E dini çfarë? Dëgjoni ne të gjithë duam që lufta në Gaza të përfundojë dhe të gjitha pengjet të lirohen sa më shpejt që të jetë e mundur. Unë do të bëj gjithçka që është e mundur për diçka të tillë. Por të gjithë kanë të drejtën të dëgjohen dhe unë tani po flas”

Në tubimin e saj në Wisconsin Harris vijoi sulmet e saj ndaj rivalit Republikan Donald Trump duke thënë se ai synon të krijojë ndasi mes Amerikanëve ndërsa shtoi se në fokus të punës së saj do të jetë ulja e kostos së jetesës për qytetarët e vendit.

Read Entire Article