Qeveria Italiane miraton marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët

10 months ago 6
18:45 05/12/2023

Këshilli i Ministrave të Italisë i ka dhënë dritën jeshile marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët.

Qeveria Italiane e ka miratuar marrëveshjen Shqipëri-Itali, që u firmos nga Kryeministrat Meloni dhe Rama më 6 Nëntor në Romë.

Pas aprovimit nga qeveria italiane, marrëveshja do të kalojë në Parlament për miratim.

Marrëveshja ka të bëjë me strehimin e emigrantëve në Shqipëri përmes dy qendrave; ajo e pritjes në Shëngjin dhe ajo e akomodimit në Gjadër.

Të dyja strukturat do të ngrihen dhe administrohen nga qeveria italiane, e cila do të mbulojë të gjitha shpenzimet. Kështu emigrantët e shpëtuar në Mesdhe do të ngjiten në bordin e anijeve italiane dhe do të kalojnë filtrin e parë në Shëngjin ku do të tentohet identifikimi dhe më pas do të kryhet verifikimi për gjendjen shëndetësore. Janë parashikuar rrugë të ndryshme kalimi për ata me sëmundje apo ata që do të duhet të qëndrojnë në paraburgim.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article