“Qeveria Kurti ka pasur mundësi të bëj më shumë, por Kosovës iu bë edhe padrejtësi nga BE-ja”

1 month ago 15
Reklamë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Akri Çipa në një intervistë dhënë për ‘Bota sot’ pak ditë më parë ka folur për qeverisjen aktuale në vend, duke dhënë edhe një qëndrim të tij rreth Qeverisë Kurti.

Ai ka thënë se në politikën e jashtme, kjo qeveri ka pasur mundësi të bëj më shumë për forcimin e marrëdhënieve bilateriale.

“Në politikën e jashtme, qeveria aktuale i ka pasur mundësitë për të bërë më shumë në forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe në sendërtimin e marrëdhënieve të reja e të pashfrytëzuara më parë. Kosova gjendet sot në një pozitë më të lëkundur ndërkombëtarisht. Ky fakt është njohur dhe nga vetë qeveria, fjala vjen, në lidhje me masat e ndërmarra nga Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare që i kanë shkaktuar një kosto në nivel ndërkombëtar Kosovës. Megjithatë, edhe nëse pajtohemi me faktin që Kosovës i është bërë një padrejtësi në këtë rast, çka është e vërtetë, thjesht vënia në dukje e kësaj padrejtësie nuk është politikë dhe aq më pak e suksesshme”, vlerëson ai.

Image

Akri Çipa

Tutje, eksperti thotë se, për vetë pritshmëritë që kishte qeveria në fillim të mandatit të saj në rrafshin e objektivave të politikës së jashtme, ka vend për reflektim dhe deri diku edhe për hidhnim.

“Situata ndërkombëtare ka pasur zhvillime që e tejkalojnë vetë Kosovën dhe ndryshim parametrash të cilat Kosova nuk mund kurrsesi t’i kontrollojë dot. Thënë kjo, politika e jashtme e Kosovës ka qenë pasive dhe reaktive përballë këtyre situatave, nuk e ka marrë vetë iniciativën ose e ka bërë këtë në mënyrë taktike, por jo strategjike”, thekson Çipa.

Sipas tij, kjo reflektohet qartësisht dhe në stadin aktual të dialogut me Serbinë.

“Nëse qeveria aktuale ia doli të adresonte në gjysmën e parë të mandatit të saj një asimetri tejet problematike që ishte krijuar ndërmjet dy palëve në dialog, nuk ia doli të paraqiste një model imponues për ecurinë e mëtejshme të procesit, ose më së paku tërheqës për aleatët dhe partnerët ndërkombëtarë”, nënvizoi eksperti Akri Çipa.

comment

Read Entire Article