Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu deklaroi sot miratimin e projektligjit për krijimin e Forcës Rezerviste.
“Miratuam projektligjin për funksionimin dhe organizimin e forcës rezerviste në Republikën e Shqipërisë. Në kuadër të detyrimeve dhe standardeve të NATO-s si dhe sfidave të reja të sigurisë ka lindur nevoja që të konsiderojmë krijimin dhe organizimin e forcës së rezervistëve në RSH, kjo u jep mundësinë ushtarakëve aktivë që kanë vendosur për arsye të ndryshme të zhvillojnë karrierën e tyre në privat në funksione me teknicitet të lartë u japim mundësi nëpërmjet këtij pr.ligji të kthehen në FA për misione specifike, me detyrime që mund të mbulojnë dhe misione paqeruajtëse në kuadër të NATO-s apo në rajon. Kjo është e rëndësishme sepse i japim mundësinë karrierës ushtarake të jetë më fleksibël. Në këtë mënyrë përmes forcës rezerviste hapim rrugën e karrierës ushtarake.
Që nga hyrja në fuqi e këtij projektligji dhe mbështetjen e parlamentit ne synojmë që fillim viti që vjen të na gjejë në apat e para të formimit të forcës rezerviste. 15.5 mln euro për këtë forcë dhe një angazhim në vitet në vijim. I Kemi një instrument tjetër për t’u bërë një FA më tërheqëse. U jep mundësi FA-ve të kenë një gamë personi më të gjerë”.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb