Qeveria miraton projektligjin, ministrja Manastirliu: Bashkëpunim me Kosovën për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor

8 months ago 19

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur se sot në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar projektligji për për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me Kosovën në fushën e arsimit të lartë dhe bashkëpunimit në kërkimin shkencor.

Ajo shtoi se kjo marrëveshje do të ratifikohet në Kuvend.

“Sot qeveria ka miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me Kosovën në fushën e arsimit të lartë dhe bashkëpunimit në kërkimin shkencor. Është marrëveshje që do të ratifikohet në Kuvend”, tha ministrja e Arsimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article