Sherr mes shqiptarëve në Greqi, njëri plagoset me pushkë deti, përfundojnë të dy në spital

2 hours ago 21

Një grindje mes dy shtetasish shqiptarë në Kos ka përfunduar me plagosjen e të dyve.

Ende nuk janë zbardhur arsyet e sherrit mes dy burrave të moshave 42 vjeç dhe 35 vjeç. Mirëpo, i pari e ka sulmuar këtë të fundit me shtizë e goditur nga pushka e detit, duke i shkaktuar lëndime të lehta, ndërsa 35-vjeçari ka goditur kundërshtarin në kokë, duke e plagosur më rëndë.

Të dy u dërguan në spitalin e ishullit ku 42-vjeçari qëndroi për mjekim dhe do të ekzaminohet nga një mjek.

Shqiptarët e përfshirë janë arrestuar nga Policia e Sigurimit e cila ndaj të dyve ka ngritur kallëzim për lëndim të rrezikshëm trupor, ndërsa ka konfiskuar edhe pushkën e detit më shtizë të gjetur në vendin e sherrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article