Qeveria polake goditet nga “skandali i parave të gatshme për viza”

1 year ago 20
Reklamë

Kryetari i dhomës së lartë të parlamentit të Polonisë i ka bërë thirrje qeverisë të zbulojë atë që dinte nga skandali i “parave të gatshme për viza”.

Tomasz Grodzki tha se çështja po shkatërronte reputacionin ndërkombëtar të vendit si një demokraci e përgjegjshme, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Qeveria ka publikuar disa detaje, por raportet e mediave thonë se emigrantët paguanin deri në 5,000 euro secili për të shpejtuar aplikimet e tyre për vizë pune.

Shtatë persona janë akuzuar deri më tani, por asnjë nuk është zyrtar publik.

Ndërkohë, pas akuzave, është shkarkuar zëvendësministri i Jashtëm i vendit Piotr Wawrzyk.

Shkarkimi i tij erdhi në të njëjtën ditë kur Byroja Kundër Korrupsionit (CBA) e Polonisë kreu një kontroll në ministrinë e jashtme.

Atje është shkarkuar edhe drejtori i shërbimit të saj ligjor.

Ministria, e cila po përballet me një auditim në lidhje me skandalin, tha se do të ndërpresë të gjitha kontratat për kompanitë e jashtme që trajtojnë aplikimet për viza që nga viti 2011.

Dhe deputetët e opozitës thanë se deri në 250,000 viza për njerëzit nga Azia dhe Afrika janë lëshuar në mënyrë të parregullt nga kompanitë e jashtme, pretendim i mohuar nga Qeveria, sipas së cilës, janë lëshuar vetëm qindra të tilla. /Telegrafi/

Read Entire Article