Qeveria ratifikon marrëveshjen me Italinë për emigrantët, gati t’i kalojë Parlamentit

11 months ago 20
14:11 15/11/2023

Qeveria Shqiptare ka ratifikuar marrëveshjen me Qeverinë Italiane për ngritjen e një kampi për emigrantët në Shëngjin.

Qeveria e ka miratuar këtë projektligj dhe tashmë do t’i kalojë Parlamentit për votim.

Sipas marrëveshjes të firmosur nga Kryeministrat Rama dhe Meloni, Shqipëria do të marrë jo më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj të cilët kërkojnë azil në Itali. Këta emigrantë, sipas marrëveshjes, do të vendosen në një kamp në Shëngjin në pritje të shqyrtimit nga Italia të kërkesave për azil.

Qeveria italiane do të paguajë çdo shpenzim që lidhet me transportin e migrantëve, qëndrimin e tyre, kujdesin shëndetësor, ushqimin si dhe sigurinë brenda kampit ku autoritetet që do të drejtojnë do të jetë italianë.

Siguria jashtë kampit do të jetë e autoriteteve policisë dhe Forcave të Armatosura Shqiptare që do t’ju njihet dhe paguhet çdo kosto shtesë gjatë shërbimit.


RATIFIKIMIN E PROTOKOLLIT, NDËRMJET KËSHILLIT   TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE, PËR FORCIMIN E BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E MIGRACIONIT

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,  Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Ratifikimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article