Qeveria talibane po i burgos gratë e dhunuara si ‘një formë mbrojtjeje’, thotë OKB

10 months ago 15

Autoritetet në vend thonë se nuk besojnë në konceptin perëndimor të strehave të mbrojtjes së grave.

Qeveria e Afganistanit po dërgon në burgje dhjetra gra të mbijetuara nga dhuna shtëpiake apo abuzimi, duke thënë se kjo i mbron nga dhuna gjinore, sipas një raporti të ri të OKB.

Regjimi i ashpër islamik i cili ka kufizime publike ndaj grave, ka mbyllur tashmë më shumë se 20 qendra shtetërore të mbrojtjes së grave të abuzuara, ku rikuperoheshin viktimat e dhunës gjinore, shkruan rrjeti britanik Independent.

Prej këtij muaji nuk ka më qendra të tilla për gratë në vendin e varfëruar, thuhet në raportin e OKB, teksa zyrtarët vendas i kishin thënë agjencisë së ndihmës së OKB në Afganistan se nuk kishte nevojë për qendra të tilla.

“Një punonjës policie Taliban në verilindje të vendit tha se strehat e grave janë një koncept perëndimor, nenje kohe kur ato duhet të qëndrojnë me vëllezërit, baballarët apo bashkëshortët e tyre”, sqarohet në raport.

Një tjetër zyrtar afgan raportohet se kishte komentuar: “Emirati islamik nuk ka streha për gratë, ato duhet të qëndrojnë me bashkëshortët ose meshkujt e familjes së tyre, pra me mehramin e tyre”.

Afganistani është bërë i vetmi vend që nuk lejon vajzat e gratë të shkojnë në shkollë, dhe i lejon të udhëtojnë vetëm të shoqëruara nga një mbrojtës mashkull, i njohur ndryshe si ‘mehram’.

Raporti i OKB thotë se disa gra afgane kanë pësuar abuzim dhe nuk kanë mbrojtës mashkull për të banuar, janë dërguar në burg për sigurinë e tyre.

Raporti i OKB shton se dërgimi i grave në burg për mbrojtjen e tyre është i ngjashëm me përdorimin e burgjeve për të mbajtur të droguarit dhe të pastrehët.

Zyrtarët afganë nuk thanë se sa gra të abuzuara po mbaheshin në burgje dhe as kushtet në të cilat po mbahen.

Gratë nuk lejohen më të punojnë në agjencitë qeveritare dhe lejohen të punojnë vetëm me miratimin e kujdestarëve të tyre meshkuj nga familja, shtohet në raport.

Top Channel

Read Entire Article