Qeveria u heq shtetësinë, Nikaragua dëbon 222 priftërinj dhe 91 murgesha që nga viti 2018

1 month ago 5
Reklamë

222 priftërinj dhe murgesha 91 murgesha janë dëbuara nga Nikaragua që nga viti 2018. Këto të dhënat janë publikuara së fundmi nga një raport i titulluar: “Liria fetare, persekutimi i laikëve” të lëshuar nga OJQ Colectivo Nicaragua Nunca Más.

Në dokumentin ku saktësohet gjithashtu se 34 priftërinj u detyruan të largoheshin nga shteti i Amerikës së Jugut në periudhën janar-prill të këtij viti.

Ndër të tjera thuhet se javën e kaluar shtatë të tjerë u dëbuan dhe u dërguan përsëri në Vatikan.

“Shkeljet e shumëfishta të lirisë fetare vazhdojnë në Nikaragua, duke reflektuar një peizazh të represionit në rritje, me arrestime arbitrare, sulme të drejtpërdrejta ndaj liderëve fetarë, stigmatizim dhe mesazhe urrejtjeje në deklaratat zyrtare për lirinë e fesë”, thuhet në raportin Colectivo Nunca.

Që nga viti 2021, 420 organizata të krishtera janë anuluar, duke përfshirë “Caritas”-in të hequra nga Dioqeza e Matagalpa-s.

Këtyre të dhënave i shtohet edhe ajo sipas së cilës “janë konfiskuar të paktën 22 media fetare, siç është së fundmi Radio Maria, transmetimi i fundit i të cilit është transmetuar më 9 korrik”.

Dokumenti denoncon, gjithashtu, heqjen e shtetësisë së 22 priftërinjve nga qeveria e Ortega.

Read Entire Article