“QUINT-i në panikë për hapjen e Urës”

1 month ago 15
Reklamë

Profesori dhe analisti politik, Binak Maxharraj thotë se hapja e urës së Ibrit nuk mund të jetë temë e dialogut me Serbinë.

Sipas tij, ura e Ibrit është brenda Kosovës dhe është çështje vetëm e qeverisë dhe shtetit të Kosovës.

Ai pohon se, ambasadorët e shteteve të QUINT-it janë në panik dhe në vrap i kanë shkuar në zyre kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit për të diskutuar për hapjen e urës së Ibrtit.

Sipas tij, shtetet e QUINT janë në panikë nga hapja e urës.

“Po pse ndodhi ky turr e vrap i çmendur i Ambasadorëve të QUINT-it, i cili në fokus të bisedës me Qeverinë e Kosovës e kishte paralajmërimin e hapjes së Urës mbi lumin Ibër që rrin e mbyllur që pas ngjarjeve tragjike të 2-3 shkurt 2000, kur bandat serbe, UDB-ja e Serbisë të ndihmuar fuqishëm nga KFOR-i Frances dhe agjentëve francez te DGSE-së, por edhe me ndihmën e disa komandantëve tanë të dalë nga lufta (Thaçi, Veseli, Çeku). Të gjithë këta morën pjesë në komplotin kundër Kosovës kur u përgjak Ura mbi lumin Ibër pasiqë lejuan shpërnguljen, deportimin me dhunë të më se 15.000 shqiptarëve ku pati edhe mbi 10 shqiptarë të vrarë që nuk pranuan t’i lënë shtepitë dhe banesat e tyre”, shprehet ai.

Ai pohon se, qysh të nesërmën mbi urën e lumit Iber u dukën “rojet e ures” të bandave serbe të udhëhequr nga krimineli Oliver Ivanoviq të cilin vite më pasë e likuiduan vetë këto banda.

“Që nga kjo ditë Veriu i Kosovës siç thuhet nuk e “pa dritën e diellit me sy”. Çuditërisht apo qëllimisht ky komplot me ndihmën e ndërkombëtarëve për vrasjën dhe dëbimin masiv të shqiptarëve nuk është sqaruar ende e kësaj dite e as që u lejuan shqiptarët të kthehen në shtëpitë e tyre, as që tentoi kush nga liderët tanë për tri dekada që t’i kthej nëpër shtëpitë e tyre. Por që nga ajo ditë veriu i Kosovës e nisi rrugëtimin fatal të mbarpsht, tmerrin me dhunë e skandale i cili plotësisht u përfshi në vorbullën e krimit të organizuar nga kriminelët dhe bandat kriminele serbe në krye me Milan Radoiçiqin”, shton ai.

Ai pohon se, hapja e urës mbi lumin Ibër është bërë “mollë sherri”, e sidomos në këtë kohë kur qeveria e Kosovës e ka pastruar veriun nga kriminelët dhe bandat kriminele të drejtuara nga Milan Radoiçiq me regjinë e Aleksandër Vuçiqit si ideator i krejt asaj që ka ndodhë në veri për këto tri dekada.

“Sot atje situata është ndryshe e qetë. Serbët e veriut më në fund e kanë kuptuar se ishin të manipuluar nga Vuçiq, ata tani i përqafojnë targat e Kosovës, dinari më nuk vepron, ka një kërkesë masive për paisje më dokumentet e Kosovës e sidomos për lejet e identifikimit siç janë pasaportat, lejet e njoftimit dhe patent shoferëve etj”, thotë ai.

Ai shprehet se, Qeveria e Kosovës që sa kohë po mendon seriozisht edhe për hapjën e Urës mbi lumin Ibër edhe për trafik publik.

“E krejt kjo duke u bazuar edhe të një vendim të BE të 2 shkurtit 2016 në Bruksel në lidhje me zbatimin e “Marrëveshjes për Urën e Mitrovicës” ku sygjerohet edhe hapja e kësaj Ure në të dy drejtimet edhe për këmbësor dhe automjete. Siç thuhet në Palnin e BE hapja e urës mbi Ibër do bëhet simbol i normalizimit të marrëdhënieve në Kosovë se do të kontribuojë shumë në lehtësimin e kontakteve ndërmjet të gjithë qytetarëve të Mitrovicës së Veriut dhe Jugut dhe kështu do të kontribuojë në shkëmbime dhe mirëkuptim”. Andaj ura duhet të hapet. Ajo është në shërbim të të gjithëve, dhe nuk është kundër askujt. Liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit nuk e rrezikojnë paqen dhe sigurinë, përkundrazi”, thuhet qartazi ne Planin për hapjen e urës së BE”.

Më tutje, sipas tij, edhe Qeveria e Kosovës shton se “Ura është simbol i lëvizjes së lirë, e që është vlerë dhe liri themelore e Bashkimit Evropian. Ura është simbol i integrimit, e që është punë e përbashkët e Kosovës me partnerët tanë. Qeveria është edhe për lëvizje të lirë edhe për integrim të qytetarëve”.

“Por derisa Qeveria e Kosovës në vazhdimësi planifikonte e deklaronte se së shpejti do të hapet edhe Ura mbi Ibër për të rrumbullaksuar projektin e saj tani më të realizuar për “çlirimin e veriut” nga kriminelët dhe bandat serbe dhe se është e domosdshme të bazuar edhe në Marrëvshjen e Brukseli të 2 shkurtit 2016, që ura te hapët. Po tani pas tëtë vitesh të nënshkrimit të kësaj marrëvshje diçka nuk po shkon si duket një “dorë e zezë” serbe ka depërtuar te liderët e komprimituar, dhe korruptuar në ikje si Borell, Lajçak etj. të cilët po duan me ia lanë si sihariq Serbisë mos hapjen e Urës mbi lumin Ibër ndoshta si simboll të një kufiri të ardhshëm”, potencon ai.

Read Entire Article