Qytetari rrëfen trajtimin në Onkologji: Barnat dhe sistemet i kemi blerë vetë

2 months ago 9
Reklamë

Deputetë të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi vizituan pacientët dhe stafin, pas rinovimit të hapësirave të Klinikës së Onkologjisë. Mungesa e vazhdueshme e barnave nga lista esenciale përkundër rritjes së buxhetit, është një nga shqetësimet që ata ngritën. Mirëpo, përfaqësues të Klinikës insistuan se furnizimi është në nivel maksimal.

Po ashtu qytetarët shumë herë janë ankuar se ka mungesa të barnave duke filluar nga ato esenciale dhe ato pak të kushtueshme.

Mehmeti: Për ҫdo terapi që ka marr kemi blerë në barnatore 15 euro ilaqe

Një qytetar madje tregon se si një familjar i tij po trajtohet në Onkologji dhe si po trajtohet atje.

Qytetari Faton Mehmeti tregon se si janë detyruar të blejnë barna pasi ato nuk janë të majftueshme.

Para dy javësh kam pasur rastin të jem në Onkologji, meqenëse axhën e kam pasur për të marr kimioterapi. Aty për disa ditë rresht kam parë se nuk ka mjaftueshëm barna. Ne, për ҫdo terapi që ka marr kemi blerë në barnatore 15 euro ilaqe, tani me gjuhën mjekësore nuk më kujtohen edhe pse i kemi të shënuar në recetë”, thekson ai.

Mehmeti thotë më tutje se, edhe sistemet më të thjeshta që kushtojnë deri në 1 euro, duhen blerë nga pacientët.

Mbase edhe ka ilaqe, mirëpo neve na është thënë se duhet me i ble. Edhe ata që marrin gjak i blejnë vet atë pjesën që vendoset nga kanilla e deri tek qesja me gjak, edhe pse kushton lirë 1 euro, as atë nuk e kanë. Nuk po nisem të flas as çfarë thonë deputetë e as drejtori, por nga përvoja familjare që kemi pasur në Onkologji. Edhe ushqimi nuk është aq në nivel, përveҫ mjekëve që meritojnë notë të lartë për angazhimin, humanizmin e lartë që tregojnë”, thotë Mehmeti për ‘Bota sot’.

Gazeta ka kontaktuar Ministrinë e Shëndetësisë lidhur me këtë ҫështje, të njëjtit kanë kërkuar për të specifikuar se cilat barnat mungojnë.

Luteni që të na specifikoni se për cilat barna bëhet fjalë”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Më pas është kërkuar që të drejtohemi tek SHSKUK.

Luteni që t’i drejtoheni ShSKUK-së pasi që menaxhimi dhe furnizimi i klinikave në QKUK bëhet nga vet ShSKUK si organizatë vetë buxhetore”, thuhet tutje në përgjigjen e MSH-së.

Dreshaj: Mashtrim i Vetëvendosjes

Image

Shemsedin Dreshaj

Gazeta ka kontaktuar edhe deputetët e Komisionit të Shëndetësisë nga pozita dhe opozita,  mirëpo të njëjtit nuk janë përgjigjur. Ndërsa deputeti opozitar, Shemsedin Dreshaj, e ka quajtur si mashtrim të radhës nga Vetëvendosja.

“Nuk është hera e parë që Vetëvendosje mashtron”, thotë ai për ‘Bota sot”.                   

 Ndryshe shumë herë qytetarët janë ankuar për mungesë të barnave e terapive të ndryshme. Ndërkaq QKUK-ja muajt e fundit është duke renovuar klinika të ndryshme.

comment

Read Entire Article