Qyteti i Chicago padit gjigantin amerikan të pesticideve për ndotje masive të lumit Chicago (fotot)

1 year ago 22

Qyteti i Chicago po padit korporatën gjigante të pesticideve Monsanto për helmim të lumit me të njëjtin emër të qytetit, me substancat që shkaktojnë kancer të njohura si ‘bifeline poli-klorinate ose ndryshe ‘PCB’.

“Të dhënat tregojnë se kompania Monsanto ka gënjyer publikun për të dhënat e informacioneve,” tha avokati në Chicago.

Padia e ngritur në gjykatën e Cook County javës që shkoi akuzon grupin amerikan për “kontaminim të gjerë” të brigjeve dhe sedimenteve të lumit Chicago me kosto gjigante të pastrimit që duhet përballuar nga qyteti.

Korporata Monsanto është prodhuesja e vetme e kimikateve PCB, të cilat ishin përdorur në pajisje elektrike ose industriale në SHBA deri në vitin 1977. Kur ato u ndaluan më shumë se 40 vjet më parë prej dëmin e mjedisit ku njeriu jeton, kimikatet PCB vijonin të lëshoheshin në trupat përbërës të lumit Chicago nga mbetjet e tyre në natyrën dhe në reshjet e shiut .

“Prej dekadash Monsanto e ka ditur se kimikatet e tyre komerciale PCB ishin shumë toksike dhe do të krijonin saktësisht këtë kontaminim dhe rrezikim të jetës njerëzore. Por përsëri Monsanto vijonte të mohonte dhe të keqinterpretonte statistikat në publik,” thuhet në ankesë.

Kimikatet PCB lidhet me një seri rreziqesh për shëndetin përfshi dhe kancerin. Studimet kanë treguar se gratë shtatzëna që kanë konsumuar peshk të kontaminuar me PCB kanë lindur fëmijë me dëme neurologjike.

“Akumulimi i PCB-vë në burimet natyrore, veçanërisht te peshku, është rrezik i shëndetit publik për rezidentët e Chicago,” thuhet në padi.

Si rezultat Chicago kërkohet tashmë të reduktojë kontaminimin me PCB në ujërat e ardhur nga liqeni Lake Michigan në një masë të llogaritur 99.6%.

Chicago është qyteti më i fundit në SHBA që po padit Monsanto për dëme mjedisore nga kimikatet kancerogjene para se të ndaloheshin.

Vitin e kaluar prokuroria e Illinois ngriti një padi të ngjashme ku thuhej se Monsanto ka kontaminuar të gjithë shtetin me PCB. Padia vijon ende në gjykatat federale. Kompania Bayer, e cila ka blerë Monsanto në 2018, ka pranuar më parë dëmshpërblime për ndotjet e saj mjedisore në shtete amerikane si Pennsylvania, Virginia, e Oregon.

Monsanto përballet aktualisht me të tjera padi në Massachusetts, Vermont, e Washington.

Top Channel

Read Entire Article