Rama: 4 mijë vende të lira në arsimin profesional

10 months ago 31
16:12 24/11/2023

“Duhet të orientojmë të rinjtë sipas tregut të punës”

Gjimnazistët e viteve të para do kenë mundësi që brenda muajit dhjetor të transferohen në shkollat e arsimit profesional përmes e-Albania. Ky vendim sipas Ramës vjen në një kohë pasi arsimi profesional nuk është në vëmendjen e duhur të prindërve dhe të nxënësve edhe pse nevojat që ka vendi janë të shumta.

“Nëse sot ne kemi rreth 4000 vende të lira në sistemin e arsimit profesional, pra, potencial për thithur 4000 nxënës, ne duhet të thithim 4000 nxënës.”

Në takimin me drejtorë të shkollave dhe zyrave arsimore, Rama kërkon angazhim dhe ndërhyrje për zgjerimin e mëtejshëm të infrastrukturës në arsimin profesional.

“Objektivin ne duhet ta realizojmë me çdo mjet dhe nuk mund të presim 4 vjet apo nuk e di sesa dhe të ecim me hapin e breshkës sepse në ndërkohë tregu i punës është në atë kufirin e lëngimit.”

E ndërsa bizneset vuajnë për fuqi punëtore, tashmë sipas Ramës pagat nuk janë më një problem.

“Sot hotelet në Shqipëri nuk pyesim më “Sa e do rrogën?”, të thonë “A vjen apo nuk vjen njëherë” se rroga është e dyta sepse nuk i kanë në derë në radhë të rinjtë, ata që janë të gatshëm të punojnë dhe që duhet t’iu thonë “Duhet të kap kë pranon më pak”.

Sipas një studimi të fundit të kryer në arsimin profesional, gati 60% e nxënësve aty kanë gjetur një punë që në bankat e shkollës.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article