Rama: 80 mijë turistë francezë vizituan Shqipërinë këtë vit. 111 kompani franceze, sa një këmbë e Mbappes

1 year ago 23
12:07 17/10/2023

80 mijë turistë francezë kanë vizituar Shqipërinë këtë vit deri më tani, një shifër që kjo e lartë krahasuar me disa vite më parë.

Këtë të dhënë e bëri publike Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp me Presidentin francez Emmanuel Macron, i cili zhvillon vizitë zyrtare në Tiranë.

Sot ne kemi një të dhënë shumë inkurajuese. 80 mijë turistë francezë kanë vizituar Shqipërinë deri tani. Dhe numri mund të shtohet edhe në këtë kohë të mbetur të vitit 2023. Dhe prania gjithmonë e më madhe e turistëve që është arsye e fortë për të besuar që në këtë angazhim baza e lidhjes dhe e njohjes së ndërsjelltë po fuqizohet ditë për ditë nga njerëzit”.

Por sa i përket bizneseve franceze në Shqipëri, Kryeministri Rama kërkoi të ketë rritje më të madhe të tyre, të cilat për nga pikëpamja ekonomike i krahasoi me një këmbë të futbollistit francez Mbappe.

Sot jemi në një tjetër nivel. Sot ne e kemi Francën këtu.  Sot Franca është e pranishme në Shqipëri me 111 kompani me kapital të përbashkët, 111 kompani janë shumë pak dhe nga pikëpamja ekonomike janë sa një këmbë e Mbappes. Por janë shumë krahasuar me disa vjet më parë kur marrëdhënia jonë ekonomike vlente sa një këpucë e Mbappes. Tani do luftojmë së bashku për këmbën e dytë të Mbappes”.  /tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article