Rama bashkëbisedim në Divjakë: Të krijojmë një model zhvillimi për të gjitha bashkitë e vendit

8 months ago 11
16:39 19/01/2024

Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë të Premte Divjakën, shoqëruar nga deputeti i PS-së Erion Braçe. Në një bashkëbisedim rreth projekteve për ta çuar përpara zhvillimin e një ndër zonave më me potencial në bujqësi, turizëm dhe ekonomi.


Përpos kësaj, Rama theksoi se në Divjakë do të zhvillohet një eksperiencë e vogël, por cilësore e cila më pas do t’u shërbejë si model të gjitha bashkive të vendit.

Kemi një moment shumë të rëndësishëm të rritjes së interesit për Shqipërinë në aspektin turistik dhe ne e kemi prej kohësh qëllimin që në plazhin e Divjakës të kemi një zhvillim , por ama model për nga aspekti i një harmonizimi të nevojës për infrastrukturë akomoduese me nevojën për të ruajtur ekuilibrin e plotë me natyrën edhe tek fakti që me fondin e zhvillimit kemi pasur disa eksperienca më të vogla e më cilësore në bashki të ndryshme. Jo thjesht të investojmë e të ikim, port ë krijojmë të ardhura,. Ideja që përpunuam me Erjonin është se në Divjakë duke qenë se ka shumë potencial, duhet bërë një lidhje zinxhir e të gjitha gjërave për ta nxjerrë në një nivel tjetër njësinë qeverisëse dhe vetë zonën, të bëjmë një projekt pilot të një zhvillimi lokal të integruar. Të futemi bashkarisht, qeveria, bashkia, fond ii zhvillimit dhe të fokusohemi për të krijuar një model i cili do të na shërbejë për më tej. Dhe nga ky proces ne krijojmë një eksperiencë dhe u themi bashkive të tjera se ky modeli funksionoi”, tha Rama./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article