Rama, bisedë me Mitsotakis në Bruksel

10 months ago 11
21:04 13/12/2023

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij grek Kyriakos Mitsotakis biseduan për pak çaste këtë të mërkurë në Bruksel, aty ku zhvillohet samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Bëhet fjalë për një takim jo formal që palët patën teksa afroheshin për të realizuar foton familjare.


Ky takim vjen në një kohë kur Greqia kërcënon me veto Shqipërinë, për çeljen e kapitujve të negociatave dhe mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE për çështjen ‘Beleri’.

Nuk dihet nëse në këtë takim të shkurtër është prekur kjo temë.

Pas këtij momenti u vijua me foton tradicionale familjare, në të cilën kryeministri Edi Rama u shfaq krah kryeministres italiane, Giorgia Meloni./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article