Rama: Brenda disa ditësh do të fillojë shpërndarja e bonusit të pensionistëve për Vitin e Ri

10 months ago 10
17:04 27/11/2023

Kryeministri Edi Rama ishte në Vlorë këtë të hënë ku mori pjesë në asamblenë e zgjeruar të PS-së.

Kreu i qeverisë theksoi se bonusi i pensionistit për Vitin e Ri do të nisë të shpërndahet brenda disa ditësh.

Ndryshe nga vitet e tjera, Rama thotë se këtë herë bonusi do të shpërndahet më herët, për shkak edhe të situatës financiare më të mirë.

“Shpeshherë njerëzit flasin dhe thonë që PS-ja nuk është e majtë, duhet të bëjë më shumë për shtresat në nevojë. E gjitha kjo rrëzohet duke parë se çfarë përqindje zë në të gjithë buxhetin e shtetit mbrojtja sociale. Në gjithë buxhetin e vitit 2024, 33% e të gjithës shkon për kujdes social, që nga pensionistët, për të cilët përveç rritjes së pensioneve përmes riindeksimit të vazhdueshëm të tyre është i përcaktuar dhe bonusi i pensionistit, bonus që do ta japim përsëri tani në prag të festave, por ndryshe nga vitet e tjera, pikërisht për shkak se kemi një situatë financiare më të mirë se çdo vit tjetër, do të fillojmë ta japim menjëherë pra brenda disa ditësh do të fillojë shpërndarja e bonusit të pensionistëve për festat e Vitit të Ri, ashtu siç u bë edhe vitin e kaluar, dhe gjatë gjithë këtyre viteve, por jo më në fund të vitit, por më përpara”, tha Rama./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article