Rama flet sërish për “21 Janarin”: Drejtësia do vonojë dhe ca, por s’ka për të munguar!

10 months ago 15
17:15 27/11/2023

Në Asamblenë e sotme të PS në Vlorë, kryeministri Edi Rama ka folur sërish për tragjedinë e “21 Janarit”. Ashtu si të Premten e shkuar, ai theksoi se drejtësia për këtë çështje do vonojë dhe pak kohë, por kurrsesi nuk do mungojë.


“21 Janari nuk ka ndodhur dje, por para shumë vitesh dhe të gjithë ne e dimë se sa e rëndë është që të vijë 21 Janari tjetër, dhe tjetri, dhe tjetri, dhe tjetri. Ata të cilët duhet të përgjigjen për atë krim të vazhdojnë të përqeshin e të përqeshin viktimat e 21 Janarit, por nga ana tjetër askush s’duhet ta harrojë që në këtë sistem që kemi zgjedhur, drejtësinë lavdi Zotit nuk e bën as partia, qeveria apo kryeministria. Por vetëm drejtësia! Sot ka një arsye për t’u ndjerë disi të lehtësuar në raport me 21 Janarin për të cilin ne kemi pasur që në krye të herës barrën t’i hapim rrugë drejtësisë që është sot edhe pse do kërkojë ende kohë. Rruga e drejtësisë është hapur dhe e dyta sot është shumë  e qartë që drejtësia për 21 Janarin vërtet mund të vonojë dhe ca, por nuk ka për të munguar.

Ajo që ndodhi në Gjykatën e Të Drejtave të Njeriut është historike dhe kush e ka lexuar vendimin, ka parë që Gjykata ka formuluar ekzaktësisht atë që unë dhe të tjerë kemi thënë që në krye të herës. 21 Janari është një krim shtetëror! Dhe për krimin shtetëror duhet të përgjigjen jo vetëm ata që tërhoqën këmbëzën e pushkës, por në radhë të parë ata që urdhëruan hapjen e zjarrit me plumba të vërtetë mes bulevardit mbi njerëz të pafajshëm”, tha Rama para socialistëve./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article