Rama flet shkurt dhe me humor te Piramida: Macron sapo ka mbërritur, më duhet të vrapoj…

1 year ago 22
19:57 16/10/2023

Kryeministri Edi Rama nuk ka folur gjatë në përurimin e Piramidës së Tiranës, kjo sepse Presidenti frances Emmanuel Macron sapo ka mbërritur në vend. Ai tha fjalët më të mira për projektuesit e Piramidës si dhe falenderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen dhe angazhimin e tyre në një ditë si kjo.

Unë zakonisht duhet të bëj fjalimin më të gjatë, por do të mbaj fjalën më të shkurtër, sepse për të gjithë miqtë e ditës paradite, dita përfundon këtu, por për mua vazhdon me Mbretin e Francës i cili sapo ka zbritur dhe na duhet të vazhdojmë me pjesën tjetër të këtyre dy ditëve të jashtëzakonshme. Nuk dua t’ju marr më shumë kohë dhe sigurisht nuk dua të marr nga koha që duhet t’i kushtoj Macron dhe jam shumë i lumtur që për arsye të caktuara këtu nuk kemi vetëm gjeni të vendeve si Winni Mass, por kemi në fakt dhe mjeshtrin e madh të koalicioneve, Mark Rutte kështu që jam shumë i lumtur.

Dua të falenderoj po ashtu Fondacionin amerikano-shqiptar dhe gjithë bordin që na shoqëron, janë të shkëlqyer në ndarjen e faturës, duke paguar më pak se ne, por jemi vërtet të lumtur me këtë partneritet dhe jemi mjaft të gatshëm për projekte të tjera. Dua të falenderoj Fredericën që u kthye me Kolegjin e Europës. Ne nuk jemi më në depression dhe jemi shumë të lumtur të na ngrenë lart. Dua të falenderoj Albinin dhe Dimitrin pas një dite shumë të gjatë dhe të gjithë juu qqë erdhët sonte dhe duke ikur p;rej jush ju lën në duar tmë të mira të Erionit dhe Majkut. Jam i bindur që në fund të ceremonisë do ketë një përjetim të Piramidës nga brenda e jashtë, me bindjen se nuk ju mungoj, ju uroj vazhdim të mbarë. Më duhet të vrapoj që të gjunjëzohem para Hirësisë së tij”, tha Rama./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article