Rama: Goro nuk duhet të qëndrojë më në detyrë

9 months ago 9
18:22 21/12/2023

Kryeministri e cilëson të drejtë vendimin e gjykatës që nuk i dha leje Fredi Belerit

Kryeministri Edi Rama e vlerëson si korrekt vendimin e Gjykatës së Posaçme për Belerin, për mos i lejuar betimin si kryebashkiak i Himarës. Arsyetimi i Gjykatës, sipas Ramës i jep fund debatit nëse kjo ishte një çështje që i takonte drejtësisë apo e politikës.

Si përfundim ky vendim i arsyetuar i GJKKO është një konfirmim i padiskutueshëm ligjor i “çështjes Beleri” si një çështje e drejtësisë, assesi e politikës apo kurrsesi e organeve të qeverisë qendrore. Po ashtu arsyetimi i këtij vendimi krijon një premisë pozitive për adresimin e ngërçit të lartpërmendur.”

Pasi Gjykata i la përgjegjësinë për të gjetur një zgjidhje, Edi Rama njoftoi se Jorgo Goro nuk do të qëndrojmë më në detyrë, por pa njoftuar se cili do të jetë hapi i tij i radhës.

“Përderisa faktikisht kryebashkiaku i zgjedhur mbetet në paraburgim, ndërkohë që kryebashkiaku ende në zyrë nuk e ka legjitimitetin për të drejtuar bashkinë në mungesë të fituesit, e bën qartësisht të lexueshme dhe lehtësisht të kuptueshme nevojën e daljes nga ky ngërç përmes ndërprerjes së vazhdimësisë së qëndrimit në detyrë të kandidatit humbës, bazuar në praktikat më të mira europiane për sigurimin e shërbimeve publike në bashkinë e Himarës.”

Fati i Belerit, thotë Rama, do të përcaktohet vetëm pas përfundimit të procesit ligjor. Më herët, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ligji nuk e lejon betimin në burg të Fredi Belerit, ashtu siç ky i fundit ka pretenduar.

Klan News



Të ngjashme

Read Entire Article