Rama inspekton hyrjen e re ujore të Shkodrës

10 months ago 9
15:46 04/12/2023

“Ritëm se shkodranët u lodhën nga liri demokracia”

Teksa pa nga afër punimet për ballinën ujore të hyrjes së re të Shkodrës, kryeministri Rama kërkoi çuarjen përpara të projektit që sipas tij e rikthen qytetin verior në krye të axhendës së investimeve të qeverisë së tij pas drejtimit të kësaj bashkie nga socialistët.

Për Ramën, Shkodra, sikundër Vlora, vite më parë është në krye të axhendës së investimeve transformuese të qeverisë socialiste.

Projekti për hyrjen e re të Shkodrës parashikon një hapësirë të rikualifikuar rekreative për qytetin, një park prej 17 hektarësh që do ketë mjedise sportive, pistë për biçikleta, pika panoramike mbi liqen, si dhe një mol të ri që plotësojë rrjetin e atyre ekzistueseve në Shirokë e Zogaj.

Është menduar që pjesë e rikualifikimit të jetë edhe lidhja e parkut me kalanë si dhe xhaminë e Plumbit e Kishën e Zonjës. Gjithashtu pjesë e këtij investimi do jetë edhe një muze për historikun e lundrimit në liqen e në lumin Buna.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article