Rama inspekton projektet transformuese në Shkodër

10 months ago 22
17:21 05/12/2023

Zona historike 300-vjeçare e Zdrales do të rigjenerohet

E ka bërë në çdo qytet që drejtohet nga majtët në këto 10 vite dhe tani që edhe Shkodra ka një kryebashkiak socialist Edi Rama nuk ia ka mohuar vetes mundësinë për t’i dhënë këtij qyteti nga shijet të tij urbanistike dhe estetike.

Kryeministri ka parë nga afër çdo projekt që ka nisur në terren nga kryebashkiaku Beci që nga asfaltimi i disa rrugëve deri tek transformimi i fasadave.

Por dhe për projektet që janë në letër si ai për transformimin e zonës historike 300-vjeçare të Zdrales, Rama jo vetëm ka dhënë miratimin, por dhe sugjerimet e tij.

Vetëm për 5 muajt e fundit të këtij viti, që përkon me fillimin e mandatit të Benet Becit në Bashkinë e Shkodrës qeveria ka dhënë rreth 20 milionë Euro fonde për financimin e disa projekteve të mëdha për qytetin më të madh verior.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article