Rama jep lajmin: Shqipëria do të mikpresë në 2025 Samitin e Komunitetit Politik Europian!

2 months ago 9
Reklamë

Samiti i Komunitetit Politik Evropian vitin e ardhshëm do të mbahet në Shqipëri. Këtë vit Samiti i katërt i Komunitetit Politik Evropian u mbajt në Londër, ku morën pjesë 465 liderë nga e gjithë bota. Samiti kishte në fokus mbështetjen për Ukrainën, sfidat e përbashkëta të vendeve të Evropës si energjia, siguria, demokracinë dhe emigrimi.

Shqipëria do të mikpresë në 2025 Samitin e Komunitetit

Mbajtja e këtij Samiti në Shqipëri, për kryeministrin Edi Rama është një tregues i pozicionit të vendit tonë në arenën ndërkombëtare si një stacion Evropian i aktiviteteve të niveleve më të larta politikë.

Shqipëria do të mikpresë në 2025 Samitin e Komunitetit

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e bukur se Shqipëria do të mikpresë vitin tjetër Samitin e Komunitetit Politik Europian, si një tjetër fakt kuptimplotë i pozicionit të ri të vendit tonë në arenën ndërkombëtare, ku deri dje jo vetëm s’mund të imagjinohej të respektoheshim si të barabartë e të bëheshim stacion europian aktivitetesh të nivelit më të lartë politik, po shikoheshim si një periferi e prapambetur ballkanike, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë.”- shkruan Rama./

Read Entire Article