Rama jep mesazhin e fortë për Kosovën dhe Kurtin: Mos e shihni të ardhmen me sytë e së shkuarës

2 weeks ago 17
Reklamë

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Forumin e Sigurisë GLOBSEC 2024, foli dhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe cili është qëndrimi i Shqipërisë në lidhje me këtë.

Rama: Shqipëria është në anë të paqes, dialogut. Bindja jonë e fortë është se nuk duhet ta shohim të ardhmen me sytë e së shkuarës. Shumë gjëra bëhen të qarta kur nis prej këtej, dhe mund të ndërmerren më shumë hapa. Në këtë drejtim ne kemi promovuar paqen dhe dialogun me të gjithë. Ndaj ndërmora nismë të vizitoja Serbinë 68 vjet nga vizita e fundit atje. Ballkani perëndimor është në një pozitë shumë më të mirë seç ishte. Nga ana tjetër më duhet të them se nuk shoh më ndonjë ndryshim të madh mes nesh dhe BE, sigurisht kur vjen fjala për ekonominë kemi hendek që duhet ta mbushim, por për pjesën tjetër nuk shoh ndryshim. Do thoja se ne kemi qenë dhe jemi europian dhe nuk mund të vendoset në Bruksel.

Read Entire Article