Rama: Ka filluar luftë pa armë, por shumë e egër për kapitalin njerëzor

8 months ago 28
12:37 30/01/2024

Në prezantimin e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve, kryeministri i vendit Edi Rama është shprehur se në kohën që jetojmë, ka filluar një luftë pa armë, por shumë e egër për kapitalin njerëzor.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama është shprehur se Shqipëria duhet të mbrojë kapitalin e saj njerëzor, përndryshe do të gjendet para një situate të pamundur teksa ka thënë se për këtë problem duhet gjetur zgjidhje në të gjitha fushat, jo vetëm në arsim.

Edi Rama: Nga ana tjetër është një kohë në të cilën ka filluar një luftë pa armë, por shumë e egër për kapitalin njerëzor. Edhe vendet më të zhvilluara, të cilat sot po përballen me fenomenin e plakjes dhe që janë në kryer të trenit të Evropës do të investohen çdo vit e më shumë për të marrë kapital njerëzor nga të tjerët pa asnjë mëshirë. Fuqia tërheqëse e tyre për kapitalin tonë njerëz mbetet shumë sfiduese për të gjithë ne. Oferta e tyre më e fortë se oferta jonë. Ne nuk mund të mos reagojmë në një mënyrë jo tradicionale për të mbrojtur sa të mundemi kapitalin tonë njerëzor dhe për të fuqizuar sa të mundemi cilësinë e kapitalit tonë njerëzor. Përndryshme mund të gjendemi para një situate të pamundur. Shqipëria sot është në një tjetër nivel dhe reflektim i këtij fakti janë edhe rritjet domethënëse të pagave, të cilat do të vazhdojnë. Ne sot jemi në kushtet kur mund ta vëmë potencialin e vendit tonë në dispozicion të ekonomisë shqiptare, përballemi me nevojën që çlirimi i këtij potenciali vë para nesh, nevojën për kapital njerëz, për forca pune, njerëz të kualifikuar dhe patjetër që ky nuk është një moment ku ka vetëm një zgjidhje, kërkon shumë zgjidhje në të gjitha drejtimet, jo vetëm në arsim. Ama, fokusi tek arsimi është jetik sepse fatmirësisht nuk jemi më në kohën që ishim deri para jo shumë vitesh ku mësuesit ishin tërësisht të braktisur, ku vendi i së cilës këtu përcaktohej nga partia dhe nga arbitrariteti i ryshfetit.

Jemi në një kohë ku çdo mësues ka vendin e garantuar falë aftësisë së vet dhe askush nuk e lëviz nga vendi. Ky është themeli më fillestar, por kjo nuk mjafton. Ashtu sikundër nuk mjafton thjesht rritja e pagave. Pagat brenda pak muajsh, për mësuesit do të shkojnë 950 Euro, por nuk mjafton. Ne na duhet të reformojmë sistemin. Mekanizimin e rritjes së pagës për shkak të vjetërisë në punë, ta reformojmë. Të gjejmë rrugën që përveç pagës uniformë, të ketë nivel të ndryshëm pagash sipas meritës, kontributit dhe kualifikimeve dhe për këtë na duhet një sistemi i besueshëm kualifikimesh dhe trajnimesh, kreditesh. Ajo që mund të ju them është se besojmë se mund të ja dalim kësaj sfide nëse e gjithë trupa drejtuese e sistemit arsimor vihet në dispozicion të kësaj sfide duke kuptuar se çfarë peshe të jashtëzakonshme ka sot funksioni i mësuesit.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama kishte një thirrje dhe për partnerët ndërkombëtarë.

Edi Rama: ADF-në e kemi partner të rëndësishëm, shpresoj që ADF-ja të marrë shembull nga qeveria shqiptare dhe ta hapë pak më shumë protofolin sepse kanë akoma shumë në protofolin e tyre dhe kam besim se duke parë që qeveria shqiptare po bën ekstra sforco që njerëzit tanë të kenë paga dhe të mos kenë asnjë diksutim që të rrijmë apo të ikim. UNICEF ka një qasje më aktive se më parë dhe patjetër edhe Fondacioni i Shoqërisë së Hapur, SOROS, vazhdon ndihmon edhe pse jo si më parë. Ka ndihmuar më shumë SOROS në kohën kur ishin në pushtet ata që e mallkojnë, sot më pak, por në mënyrë të qëndrueshme dhe të arsyeshme.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article