Rama: Mbështetëm Universitetin “Aleksandër Moisiu” për ngritjen e Laboratorit të Studimeve Europiane

8 months ago 20
17:40 25/01/2024

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka bërë të ditur se është mbështetur Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës përmes Programit të Ndërkombëtarizimit për ngritjen e Laboratorit të Studimeve Europiane.

Rama shkruan se ky laborator shërben si një qendër inovatore për zhvillimin e praktikave të studentëve, studimeve interaktive dhe infrastrukturës së kërkimit shkencor, si dhe ngritjen e kapaciteteve për hapjen e programeve të përbashkëta të studimit me universitetet prestigjioze europiane.

“Përmes Programit të Ndërkombëtarizimit, mbështetëm Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, për ngritjen e Laboratorit të Studimeve Europiane, si një qendër inovatore për zhvillimin e praktikave të studentëve, studimeve interaktive dhe infrastrukturës së kërkimit shkencor, si dhe ngritjen e kapaciteteve për hapjen e programeve të përbashkëta të studimit me universitetet prestigjioze europiane”, shkruan Kryeministri Rama./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article