Rama mbledh grupin parlamentar socialist

1 year ago 11
15:43 18/10/2023

Edhe pse sesioni parlamentar ka afro 2 muaj që ka nisur, kryesocialisti Rama ka drejtuar sot për herë të parë mbledhjen e grupit të tij parlamentar e nxitur kjo mesa duket dhe nga deklaratat e opozitës se nuk do të lejojnë zhvillimin normal të seancës së nesërme plenare.

Në një mbledhje të mbyllur, Rama u ka folur, siç lajmëron ministrja për Parlamentin Spiropali, për sfidat parlamentare e ato sociale e ekonomike.

Por Tv Klan mëson se është folur për kongresin e jashtëzakonshëm që socialistët do të zhvillojnë javën e parë të Nëntorit por dhe për buxhetin dhe paketën fiskale që pritet të dorëzohet në javët në vijim në Parlament.

Tv Klan








Të ngjashme

Read Entire Article