Rama: Me buxhetin 2024 përfundojmë investimet në 30 shkolla, hapim edhe kantiere të reja

10 months ago 8
13:28 16/12/2023

Kryeministri Edi Rama është shprehur në rrjetet sociale se me buxhetin 2024 do të përfundojnë investimet në 30 shkolla të reja dhe do të hapen kantiere të reja në institucionet në vend.

Kreu i qeverisë merr si shembull shkollën “Havzi Nela” që hapi dyert për 1 mijë nxënës në Kukës.

“Shkolla “Havzi Nela” sapo ka hapur dyert e rilindur, me financim të Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Kukës, duke ofruar kushtet më të mira për 1 mijë nxënësit dhe mësuesit e këtij gjimnazi, më i madhi i qarkut verilindor. Me buxhetin 2024 përfundojmë investimet në 30 shkolla dhe hapim kantiere të reja në institucionet arsimore nga veriu në jug”, njoftoi Rama./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article