Rama ndan foto nga Komuniteti i Përbashkët Ekonomik Itali-Shqipëri: Mikpritje vëllazërore, plane konkrete

11 months ago 11
Reklamë

Ditën e djeshme u mblodh në Romë, Komunteti i Përbashkët Ekonomik, Itali-Shqipëri.

Rama u mikprit nga Kryeministrja e Republikës së Italisë Giorgia Meloni, në kuadër të vizitës së nivelit të lartë, që zhvilloi në Itali.

Takimi kokë me kokë i Kryeministrit Rama dhe homologes italiane Meloni në Palazzo Chigi, u pasua nga një takim i përbashkët mes dy delegacioneve respektive.

Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale foto nga takimi i djeshëm, ku shprehet se ka qenë një vizitë me plane e projekte konkrete, për të thelluar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Mirëmëngjesi, dhe me albumin fotografik të një vizite me plane e projekte konkrete, në atmosferën e mikpritjes vëllazërore dhe vullnetit mbresëlënës të palës italiane, për të thelluar marrëdhëniet e miqësisë tradicionale, marrëdhënieve të partneritetit strategjik, si dhe të interesave të përbashkëta ekonomike, duke lëshuar shumë më tepër potenciali i bashkëpunimit mes dy vendeve tona është i madh, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Top Channel

Read Entire Article