Rama: Në 1 Tetor hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës

11 months ago 12
Reklamë
17:02 28/09/2023

Kryeministri i vendit, Edi Rama bën me dije se më 1 Tetor do të hyjë në fuqi Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

Përmes një postimi në “Instagram”, kryeministri Rama shkruan se kjo marrëveshje do t’u ofrojë qytetarëve të të dy vendeve të drejtën të gëzojnë përfitimet e plota të kontributeve të tyre.

Rama shton se së shpejti do të ratifikohet dhe marrëveshja me Italinë.

“Në datën 1 Tetor hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Kjo marrëveshje do t’u ofrojë qytetarëve të të dy vendeve të drejtën të gëzojnë përfitimet e plota të kontributeve të tyre. Së shpejti edhe ratifikimi i marrëveshjes me Italinë”, shkruan kryeministri Rama në Instagram./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article