TIRANË, 26 qershor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Bruksel me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel.

Kryeministri informoi më herët, në një postim në rrjetet sociale, se temë e bisedimeve do të ishte edhe situata kritike në rajon.

“Do t’i përcjell mikut tonë shqetësimet e mëdha për situatën kritike në rajon dhe bindjen time mbi domosdoshmërinë e një konference pa afat kohor, ku të mbyllur brenda mureve të një strukture mikpritëse nën kujdesin e bashkësisë euroatlantike, liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllin krejt pikat e marrëveshjes së normalizimit”, u shpreh Rama më herët.

/m.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.