Rama: Në buxhetin e vitit 2024, ne zbresim borxhin në kufirin e 60%

10 months ago 19
18:04 24/11/2023

Në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste në Tiranë, kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur fjalën e tij me zhvillimin e turizmit vitet e fundit në Shqipëri.

Edi Rama: Tirana për herë të parë ka qenë më shumë se sa një pikë mbërritje e turistëve që pastaj shpërndahen në destinacione të tjera dhe ka qenë shumë më shumë një destinacion më vehte, diçka që do të ishte e vështirë të imagjinoje disa vite më parë. Shifra e përgjithshme e turistëve këtë vit ka një domethënie shumë të madhe pasi Shqipëria të arrijë drejt tavanit të 10 milionë turistëve në një vit, është një tregues domethënës për një sërë gjerash të ndryshuara rrënjësisht.

Gjatë fjalës së tij, kryesocialisti Rama është shprehur se në buxhetin e 2024-shit, borxhi publik do të zbritet në kufirin e 60%.

Edi Rama: Këtë vit, kemi më pak se gjysmën e figurave të krimit të rëndë, krahasuar me vitin e shkuar. Janë disa shifra të thjeshta që flasin shumë për këtë nivel të ri të vendit. Duke filluar nga ekonomia, ku jo vetëm FMN e karakterizoi ekonominë e Shqipërisë si një nga ekonomitë më rezistente të rajonit, por ku inflacioni ka qenë më i ulëti në rajon. Në buxhetin e ri për vitin 2024, ne zbresim borxhin në kufirin e 60%. Është një zbritje prej 15 pikësh që përsëri flet për shëndetin e ekonomisë tonë në raport me të djeshmen.

Inflacioni në Shqipëri është rritur më pak se kudo tjetër në rajon dhe kjo ka ndihmuar shumë që ekonomia e familjeve të mos preket në mënyrë të papërballueshme nga inflacioni, ashtu siç ka ndodhur. Dolëm nga Lista Gri e aktivitetit financiar. Ky është një proces, nuk do të thotë se hyrja në Listën Gri është fundi i botës, por dolëm. Kjo erdhi si rezultat i përfundimeve sistematike. Kjo është një plus i rëndësishëm përsa i përket lirshmërisë së transaksioneve financiare.

Shifra më kuptimplotë që e përkthen këtë rritje dhe shëndet të ekonomisë tonë në ekonominë e familjes është shifra e rritjes së pagave. Buxheti i 2024 ka 400 milionë Euro vetëm për rritje pagash dhe të mos harrojmë tjetrën që ne sot vërtetë kemi një pagë minimale 400 mijë Lekë të vjetra, por për shkak të forcimit të Lekut, do të thotë se kemi një pagë minimale 400 Euro.

Me rritjen që do i bëjmë pagave për mjekët e përgjithshëm, për mësuesit, për infermierët, për punonjësit e Policisë së Shtetit si dhe për të gjithë punonjësit në administra, ne do të arrijmë para kohës së parashikuar që të kemi një pagë mesatare 900 Euro. 250 milionë të tjera shkojnë për pensionet, qoftë për indeksimet dhe për bonueset e pensionistëve. 33% e buxhetit të shtetit tonë shkon për mbrojtje sociale që nga pensionistët e deri tek bebet e porsalindura./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article