Rama në “Clinton Global Initiative”: Na duhet një aleancë humanitare

1 year ago 33
Reklamë
12:21 20/09/2023

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mori pjesë në takimin vjetor të  “Iniciativës Globale Klinton”, që u mbajt në Nju Jork.

Në fjalën e tij ai theksoi nevojën për krijimin e një sistemi bashkëpunimi midis sektorit privat dhe atij publik për ndërtimin e një aleance ndërkombëtare humanitare.

“Ne thjeshtë besojmë që deri më tani ia kemi dalë të krijojmë sinergjinë e duhur me këto organizata shumë të mëdha, shumë më të mëdha se ne, siç thashë me “Future”, Google është futur në këtë aleancë që do të thoja është një start-up, është fillestare dhe me shprese dhe të tjerë do të bashkohen me ne. Çdo kush mund të sjellë jo vetëm paratë, donacionet por edhe njohuritë sepse Google mund të kontribuojë shumë për shembull, sa për t’ju dhënë një shembull me aspektin teknologjik. Dikush tjetër mund të kontribuojë shumë në aspektin e shpërndarjes dhe kështu me radhë, pra ngritja e një platforme ku të gjithë mund të kenë qasje, ku të gjithë mund të informohen, ku të gjithë mund të shohin në mënyrë transparente kush bën çfarë dhe sa është nevoja për të çuar diku dhe sa është nevoja për të shpenzuar në një vend tjetër. Është diçka shumë e mirë për të pasur diçka në nivel sistemi, që nuk është herë pas here e njëjta situatë ku ndërkohë që ndodh katastrofa e madhe të gjithë vrapojnë lartë e poshtë pa e ditur çfarë bëjnë të tjerët apo çfarë mund të bëjnë të tjerët. Në botën ku jetojmë nuk duket sikur do të bëhet më mirë, duket sikur do të bëhet gjithmonë e më keq kështu që duhet të përgatitemi shumë më mirë për të përballuar të gjithë këtë bela”.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article