Rama në Divjakë: Do e kthejmë në model turistik

8 months ago 10
19:35 19/01/2024

“Do zbatojmë një projekt-pilot të një zhvillimi lokal të integruar

Jo vetëm Saranda, Himara, Vlora dhe Shëngjini, por edhe Divjaka synon të kthehet në një zonë të zhvilluar turistike bregdetare. Për këtë qëllim kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me drejtues të pushtetit lokal të bashkisë së Divjakës mbi projekt idetë, të cilat do t’i hapin rrugë një zhvillimi model, duke ruajtur ekuilibrin e plotë me natyrën.

“Kemi një moment shumë të rëndësishëm, në përgjithësi, të rritjes së interesit për Shqipërinë, në aspektin turistik. Ne e kemi, prej kohësh, qëllimin që në plazhin e Divjakës, të kemi një zhvillim, por ama, një zhvillim model për nga aspekti i harmonizimit të nevojës për një infrastrukturë akomoduese me nevojën për të ruajtur ekuilibrin e plotë me natyrën, me parkun që është mbrapa e të tjerë e të tjerë”.

Nisur pikërisht nga veçoritë e kësaj zone, e cila krahas turizmit detar ofron edhe një potencial të madh të ekonomisë bujqësore, kryeministri Rama theksoi se në këtë bashki do të zhvillohet një projekt pilot që më pas do të jetë model edhe për bashkitë e tjera.

“Në bashkinë e Divjakës, duke qenë se ka shumë potencial, jashtëzakonisht shumë dhe duke qenë se në njëfarë mënyre janë bërë shumë gjëra, por tani duhet bërë një lidhje zinxhir e të gjithave bashkë për të nxjerrë në një nivel tjetër njësinë qeverisëse dhe vetë zonën e qeverisur, të bëjmë një projekt-pilot, një projekt-pilot të një zhvillimi lokal të integruar që do të thotë të futemi bashkërisht, qeveria, bashkia, Fondi i Zhvillimit, patjetër, duke përfshirë këtu komunitetin, biznesin, donatorët dhe të fokusohemi për të krijuar një model të integruar, i cili do të na shërbejë për më tej dhe nga ky proces, ne pastaj krijojmë një eksperiencë dhe i themi bashkive të tjera “Shiko, modeli që bëmë ne, tregoi që duke i bërë vetë kursen kaq dhe fiton kaq në cilësinë e shërbimit”. 

Shqipëria po bëhet gati për të pritur një tjetër vit të suksesshëm turistik, pas atij që lamë pas ku vendin tonë e vizituan mbi 10 milionë turistë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article