Rama në Madrid, takohet me Kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez

8 months ago 44
18:57 23/01/2024

Kryeministri Edi Rama është takuar me Kryeministrin e Spanjës gjatë vizitës që po zhvillon në Madrid, së bashku me ministren e Turizmit Mirela Kumbaro dhe disa kryebashkiakë.

“Me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sánchez një ditë përpara pjesëmarrjes së Shqipërisë në panairin e madh global të turizmit “FITUR Madrid”, shkruan kreu i qeverisë në postimin e tij në Facebook.

Në Madrid do të mbahet panairi botëror i turizmit “Fitur Madrid”, ku Shqipëria ka stendën e saj.

Në fotot që Kryeministri ka publikuar, në Spanjë ai shoqërohet nga kryebashkiaku i Gjirokastrës, i Durrësit, i Lezhës etj.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article